Adel Ömeragiç
27 Janar 2016•Përditësim: 27 Janar 2016
PODGORICË (AA) – Votë besimi për qeverinë e Millo Gjukanoviqit, sot përfundimisht do të ketë epilog. Deputetët e Parlamentit malazez do të prononcohen nëse qeveria aktuale do të mbetet në pushtet deri në zgjedhjen e qeverisë së re apo asaj tashmë sot, nëntë muaj para skadimit të mandatit katërvjeçarë, do t’i votojnë mosbesim. Epilogu përfundimtar do të varet nga përcaktimi i deputetëve të partisë opozitare Mali i Zi Pozitiv, raporton Anadolu Agency (AA).
Çështja e besimit të qeverisë së Malit të Zi tashmë me ditë të tëra është në fokus të interesit të opinionit malazez por edhe rajonal.
Pas 18 vitesh të veprimit të përbashkët, koalicioni mes Partisë Demokratike Socialiste (PDS) dhe Partisë Soacialdemokrate (PSD) ka përfunduar.
Që të sigurojë shumicën në Parlament, Gjukanoviqit i nevojitet mbështetja e katër deputetëve të opozitës, duke marrë parasysh faktin se PSD-ja në pushtet ka vendosur të votojojë kundër.