Islam Uddin
10 Korrik 2024•Përditësim: 10 Korrik 2024
Tajvani tha sot se 37 avionë ushtarakë kinezë janë vërejtur rreth ishullit të vetëqeverisur, transmeton Anadolu.
Ministria e Mbrojtjes tha se 36 avionë kaluan vijën mesatare të ngushticës së Tajvanit dhe hynë në zonën e saj të identifikimit të mbrojtjes ajrore (ADIZ).
"Në kryerje të trajnimeve të përbashkëta ajrore-detare së bashku me aeroplanmbajtësin Shandong dhe anije të tjera të marinës kineze. Forcat e Tajvanit kanë monitoruar situatën dhe janë përgjigjur në përputhje me rrethanat", tha ministria në X.
Gjithsej, 37 avionë të forcave kineze në lloje të ndryshme (përfshirë J-16, H-6, KJ-500, UAV, etj.) u zbuluan nga ora 05:20 sot, nga të cilat, 36 kaluan vijën mesatare të Ngushticës së Tajvanit dhe hynë në pjesët jugore dhe juglindore të ADIZ-it të Tajvanit.
Kina e konsideron Tajvanin si një "provincë të shkëputur" pavarësisht se Taipei është vetëqeverisur që nga viti 1949. Pekini është zotuar të ribashkojë ishullin, përfshirë edhe me forcë nëse është e nevojshme.