Ilkay Guder
24 Maj 2016•Përditësim: 24 Maj 2016
ANKARA (AA) - Binali Yıldırım, mori detyrën e kryeministrit të Republikës së Turqisë nga Ahmet Davutoğlu, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas takimit të Grupit të AK Partisë në Parlament, Yıldırım ka kaluar në rezidencën Çankaya ku dhe është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së re. Davutoğlu pasi i ka dorëzuar detyrën kryeministrit të ri është larguar nga rezidenca Çankaya me një automjet me targa civile.
Dorëzimi i detyrës ka zgjatur rreth 30 minuta me dyer të mbyllura për mediat.
Ndër të tjera vihet në dukje se kryeministri Yıldırım i cili në qeverinë e 64-t ka qenë ministër i Transportit, Çështjeve Detare dhe Komunikacionit do të largohet më pas nga rezidenca Çankaya për të dorëzuar detyrën e tij të ministrit.