Anıl Bağrık
24 Maj 2016•Përditësim: 24 Maj 2016
MERSIN (AA) – Policia turke ka arrestuar të paktën 45 persona lidhur me rastin “strukturat paralele”, gjegjësisht organizatën terroriste FETO apo lëvizjen e njohur emrin Hizmet, të cilën e udhëheq Fetullah Gulen, raporton Anadolu Agency (AA).
Personat të cilët ndërlidhen me “strukturat paralele” janë arrestuar në Mersin, Istanbulu, Ankara, Gaziantep, Osmaniy, Kahramanmaras, Nevsehir, Sanliurf, Elazig, Kayserij, Antaly, Hatay, Isparta dhe Karaman.
Në mesin e të arrestuarve gjendet edhe drejtori i shërbimit të intelegjencës pranë policisë në Mersin, shumë sipërmarrës dhe disa gazetarë. Po ashtu mësohet se në tre kompani, lidhur me Hizmetin, janë dërguar drejtues falimentues.
Ata akuzohen për anëtarësim në organizatën terroriste FETO, dhënie të mbështetjes financiare për organizatën, larje të parave dhe pronë të fituar në mënyrë kriminale, mashtrime të mëdha për tentim të rrënimit, gjegjësisht bllokimit të Qeverisë së Republikës së Turqisë.
Në kuadër të vazhdimit të bastisjeve dhe arrestimeve në qytetet e lartpërmenduara, ndërsa sipas informacioneve deri te të cilat erdhi gazetari i AA-së, ende gjurmohet pas 42 personave. Të arrestuarit janë transferuar në stacion policor për vazhdimin e mëtejshëm të hetimit.
Fetulla Gulen është prijës i organizatës FETO përmes së cilës shumë institucione shtetërore kanë qenë të lidhura me “strukturat paralele” të cilët me keqpërdorim të pozitës tentuan të shkaktojnë destabilizim të vendit dhe të kryejnë grusht shtet.
Lidhur me organizatën në Turqi zhvillohen një varg procesesh gjyqësore në të cilat janë ngritur aktakuza për përgjim, keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve, tentim për grusht shtet dhe punë tjera kriminale.
Operacionet policore kundër Gulenit në Turqi janë ngritur në vitin 2014 dhe deri tani janë arrestuar gjithsej 3.146 persona të dyshuar. Urdhër për arrestim është dhënë për 629 vetë.
Autoritetet turke në shkurt kërkuan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) heqjen e “kartonit të gjelbërt” për Fetullah Gulenit. Atij më 28 janar të vitit 2015 në bazë të “rrëfimit të dhënë të rrejshëm” i është anuluar pasaporta.