Ekip
29 Qershor 2016•Përditësim: 30 Qershor 2016
SHANGHAI (AA) – Pritet që sulmuesi brazilian Hulk të udhëtojë në Kinë për të finalizuar marrëveshjen për transferim në Shanghai SIPG, e cila sipas mediave lokale duhet të jetë transferta rekord në Super ligën kineze, raporton Anadolu Agency (AA).
SIPG njoftoi se Hulk të mërkurën në aeroportin e Shangait do të mirëpritet nga mbi 1.000 tifozë. Futbollisti brazilian është i gatshëm që të lëvizë nga radhët e Zenit rus nga Shën Petersburgu. Ai me të arritur pritet që ti nënshtrohet kontrollit mjekësor, dhe pastaj edhe zyrtarisht të nënshkruajë kontratën me Shanghai SIPG.