Mesut Zeyrek
17 Gusht 2016•Përditësim: 19 Gusht 2016
KÖLN (AA) - Panairi i lojërave dhe zbavitjeve interaktive Gamescom 2016 ku për këtë vit Turqia është vend partner dhe i cili pranohet si panairi më i madh në botë në fushën e tij hap dyert për vizitorët në qytetin Köln të Gjermanisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në panairin e organizuar në Qendrën e Panaireve të Kölnit nga Turqia nën çatinë e Shoqatës së Zhvilluesve të Lojërave në Turqi (TOGED) marrin pjesë 25 kompani.
Kryetari i TOGED-it, Ali Erkin në një deklaratë për gazetarin e AA-së, u shpreh se: "Çështja që ne si TOGED jemi fokusuar është rritja e eksporteve tona. Për vitin 2023 kemi një objektiv që të arrijmë në 10 miliardë dollarë eksporte, ne po përpiqemi të arrijmë këtë."
Ndër të tjera pasi ka theksuar se Turqia aktualisht ka një eksport prej 400 milionë dollarësh Erkin ka shtuar se: "Sigurisht që Turqia në këtë shifër ka arritur nga zeroja. Kemi arritur sukses kryesisht me lojërat që kemi nxjerrë pas vitit 2010. Momentalisht bashkë me ne në Apple Store kemi lojëra që kanë hyrë në 10 të parat. Gjithashtu edhe Pc Gamer ndodhet në mesin e lojërave mediatike më të rëndësishme, ku ndër të tjera kemi edhe një lojë e cila ndodhet e 30-ta në mesin e 100 lojërave më të mira të zgjedhura nga e gjithë bota."