Fuat Kabakçı
26 Gusht 2017•Përditësim: 27 Gusht 2017
PEKIN (AA) - Në "konferencën botërore të robotëve 2017" të zhvilluar në Kinë vëmendjen e kanë tërhequr robotët e inteligjencës industriale dhe artificiale, raporton Anadolu Agency (AA).
Në panairin e zhvilluar në kuadër të "konferencës botërore të robotëve 2017" e cila është organizuar në Qendrën Ndërkombëtare të Kongreseve në kryeqytetin e Kinës, Pekin, janë prezantuar për vizitorët zhvillimet e fundit në teknologjinë e robotëve.
Tema e konferencës së robotëve për këtë vit është "Bashkëpunimi inovativ nën themelin fito-fito për ndërtimin e shoqërisë së mençur". Në panairin ku kanë marrë pjesë një numër i madh i kompanive teknologjike dhe të robotëve nga shumë vende, krahas zhvillimeve të teknologjisë së fundit në sektorët si prodhimi, shërbimet, industria dhe shëndetësia, janë promovuar edhe robotët e zhvilluar të mençur.
Në mesin e robotëve kanë tërhequr më shumë vëmendjen robotët që do të kalojnë në vend të duarve dhe krahëve, robotë që kryejnë modele për ata që duan të bëjnë sport, robotë zjarrfikës për ndërhyrje ndaj zjarrit, robotët për korrjen e barit, roboti kamarier, roboti që kryen skanime për lëndë shpërthyese dhe që kryen asgjësimin e tyre, robotët pastrues dhe ato që janë të ndjeshëm ndaj mjedisit.
Gjithashtu në panairin ku janë prezantuar robotët e inteligjencës artificiale ka patur një interes edhe për pajisjet për shtëpitë e mençura dhe qytetet inteligjentë, ku edhe roboti me inteligjencë artificiale që luan lojën "Go" ka luajtur me pjesëmarrësit në panair i cili do të përfundojë ditën e nesërme.