Mahmut Atanur
20 Qershor 2016•Përditësim: 21 Qershor 2016
PEKIN (AA) - Edhe këtë vit Kina ka ruajtur vendin e parë për çështjen e kompjuterit më të shpejtë në botë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të publikuar në gazetën "China Daily", në listën e 500 kompjuterëve më të shpejtë të botës e cila përgatitet dy herë në vit, super kompjuteri Sunway-TaihuLight i Kinës është renditur i pari duke kaluar kompjuterin tjetër kinez Tienhi-2 i cili për 6 vite me rradhë ka ruajtur titullin si kompjuteri më i shpejtë në botë.
Sunway-TaihuLight, i cili është zgjedhur kompjuteri më i shpejtë në botë me kapacitetin përllogaritës 125,436 petaflop në sekondë, është kompjuteri i parë në botë që kalon shpejtësinë përllogaritëse mbi 100 petaflop.
Petaflop e cila përcaktohet si fuqia përllogaritëse 1 katrilionë në sekondë, është një njësi për shpejtësinë që mund të arrijnë kompjuterët më të shpejtë në botë.