Mahmut Atanur
07 Mars 2016•Përditësim: 07 Mars 2016
PEKIN (AA) - Nga shpërthimi i gazit në një minierë në Kinë jetën e humbën 12 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton agjencia kineze e lajmeve, Xinhua, shpërthimi ndodhi në provincën Jilin, në verilindje të vendit.
Zyrtarët kinez deklaruan se një person i plagosur është shpëtuar dhe se kanë filluar hetimet të cilat do të zbardhin më shumë detaje rreth rastit.