Mahmut Atanur
06 Maj 2016•Përditësim: 07 Maj 2016
PEKIN (AA) – Arkeologët kinezë kanë gjetur një fushë të orizit tetë mijë vjet të vjetër, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë të lajmeve Xinhua, theksohet se shkencëtarët nëntorin e kaluar në qarkun Sihong, të provincës Jiangsu gjetën një fushë më të vogël se 100 metra katrorë nën rrënojat neolitike.
Kjo mund të jetë fusha më e vjetër e orizit në botë.
Gjatë hulumtimit u konstatua se fusha është e ndarë në disa pjesë. Ky zbulim do të ndihmojë në kërkimet në lidhje me rrënjët e kultivimit të orizit në Kinë.
Orizi është pjesë e pandashme e kuzhinës kineze. Kina është prodhuesi më i madh i orizit në botë, ku pjesa më e madhe e sasive të prodhuara mbetet në tregun e brendshëm.