Gamze Türkoğlu Oğuz
27 Prill 2016•Përditësim: 27 Prill 2016
ANKARA (AA) – Obeziteti në mesin e të rinjve në Kinë është në rritje, dhe kjo dukuri veçanërisht është e lartë në mesin e të rinjve që jetojnë në zonat rurale të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas BBC, problemi i obezitetit tek të rinjtë është më i zakonshëm në mesin e meshkujve, kurse të dhënat nga 2014 tregojnë se obeziteti tek femrat nën moshën 19 vjeç ishte nëntë përqind, kurse tek meshkujt 17 përqind.
Hulumtimi i cili u realizua për 29 vjet, u publikua në revistën "Journal Evropian of Preventive Cardiology" dhe përfshinte 28 mijë persona nga rajoni kinez Shandong.
Rezultatet treguan se në vitin 1985 përqindja e obezitetit tek të rinjtë ishte vetëm një përqind, dhe se obeziteti është më i zakonshëm në mesin e fëmijëve meshkuj.