Kanyshai Butun
26 dhjetor 2025•Përditësim: 27 dhjetor 2025
Për herë të parë në botë, kirurgët kinezë ia transplantuan veshin e shqyer një pacienteje në këmbën e saj si një masë e përkohshme për ta shpëtuar atë përpara se ta vendosnin përsëri në vendin e saj, transmeton Anadolu.
Sipas gazetës "South China Morning Post", veshi i gruas u shqye në një aksident në vendin e punës nga makineri të rënda që ia shkulën edhe një pjesë të madhe të kokës, duke e lënë atë me lëndime kërcënuese për jetën.
"Ekipi i kirurgëve u përpoq menjëherë të riparonte kokën", tha Qiu Shenqiang, zëvendësdrejtori në njësinë e mikrokirurgjisë në spitalin lindor provincial Shandong në Jinan.
"Megjithatë, aksidenti kishte shkaktuar dëmtime në indet e kokës së saj dhe rrjetin vaskular, që do të thotë se veshi nuk mund të rilidhej derisa indi të shërohej", tha Shenqiang.
Kirurgët vendosën ta transplantonin veshin në majë të këmbës së saj për ta mbajtur organin gjallë derisa të ishte gati për t'u rilidhur. Vendimi u mor sepse arteriet dhe venat në këmbë ishin shumë të përshtatshme me ato të veshit, shpjegoi ai.
Gjatë pesë muajve, skalpi dhe qafa e gruas u shëruan me ndihmën e transplanteve të lëkurës të marra nga stomaku i saj. Në tetor, kirurgët kryen me sukses një procedurë gjashtë-orëshe duke ia vendosur veshin nga këmba përsëri në vend.