Alma Çekovic
26 Janar 2016•Përditësim: 27 Janar 2016
GJENEVË (AA) - Mbipesha tek fëmijët ka arritur nivele alarmante në rang global dhe është bërë makth në vendet në zhvillim, ka deklaruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), transmeton Anadolu Agency (AA).
Autorët e raportit të Komisionit për luftën kundër mbipeshës tek fëmijët të publikuar të hënën, theksojnë se kjo epidemi në të kaluarën nuk është trajtuar si problem i shëndetit publik, por është interpretuar si produkt i mënyrës së të jetuarit dhe zgjedhjes individuale të ushqimit.
Megjithatë, pas hulumtimit dy vjeçar në më shumë se 100 vende, autorët e raportit theksojnë se qeveritë dhe organizatat globale ishin vendimtare në trajtimin e kësaj goditje të kohës moderne.
"Cili është mesazhi? Fëmijët nuk janë fajtorë", tha kryetari i Komisionit, Peter Gluckman.
Faktorët biologjikë, qasja joadekuate për ushqimet e shëndetshme, mungesa e aktivitetit fizik në shkolla dhe marketingu i parregullt i kequshqyerjes ka përkeqësuar më tej epideminë, e cila kërkon reagim të koordinuar global, thuhet në raport.
Komisioni për luftën kundër mbipeshës tek fëmijët, duke kujtuar faktin se mbipesha tek fëmijët nën moshën pesë vjeçare në 24 vitet e fundit është rritur nga 31 në 41 milionë, ka propozuar që të promovohet mënyra e shëndetshme e jetesës dhe rritjen e taksave për pijet me sheqer.
"Deri më sot, progresi në luftën kundër mbipeshës ka qenë i ngadalshëm dhe kontradiktor" thuhet në raport.
Gluckman shton se mbipesha tek fëmijët në vendet në zhvillim është shndërruar në "makth" të vërtetë.
Shifrat tregojnë se në Afrikë numri i fëmijëve me mbipeshë të moshës nën pesë vjeçare që nga viti 1990 është dyfishuar, dhe tani arrin 10,3 milionë.
Raporti më tej thekson se në vendet e pasura, fëmijët e varfër më shpesh preken nga mbipesha, pjesërisht për shkak të ushqimit të keq në dispozicion në formë të karbohidrateve në yndyrna dhe sheqerna.