Corey Blackman
02 Prill 2016•Përditësim: 03 Prill 2016
SAN FRANCISCO (AA) – Numri i personave me mbipeshë ka tejkaluar numrin e atyre të cilët janë nën peshë, flasin të dhënat e publikuara të premten nga studimi në të cilin kanë qenë të përfshirë 20 milionë të rritur nga vende të ndryshme të botës, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas studimit, numri i atyre me mbipeshë ka shkuar në 641 milionë, ndërsa numri i personave me nën peshë është 462 milionë.
Shqetësues është fakti me personat me mbipeshë numri i të cilëve në vitin 1975 ka qenë vetëm 105 milionë, ndërkohë që i befasishëm është edhe numri i atyre me nën peshë, numri i të cilëve në të njëjtin vit ka qenë 330 milionë.
Përafërsisht 118 milionë nga persona me mbipeshë jetojnë në gjashtë shtetet e zhvilluara ekonomikisht, Australi, Kanada, Irlandë, Zelandë e Re, Britani e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).