Ömer Yetkin Acar
17 Mars 2017•Përditësim: 18 Mars 2017
SAO PAULO (AA) - Në Brazil i cili është përfshirë nga epidemia e etheve të verdha kanë vdekur 137 persona kurse janë regjistruar 424 raste me këtë sëmundje, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë e Brazilit njoftoi se numri i rasteve të konfirmuara i etheve të verdha është rritur në 424. Minas Gerais është shteti më i prekur nga sëmundja, me 325 raste, ndërsa 93 raste janë konfirmuar në Espirito Santos dhe katër në Sao Paulo.