Umur Koçak Semiz
31 Tetor 2015•Përditësim: 01 Nëntor 2015
ANKARA (AA) – Shkencëtarët e laboratorit për nano-mjekësi të Universitetit në Manchester të Britanisë së Madhe kanë zbuluar të ashtuquajturat "bomba të vogla" mikroskopike apo qese. Ato drejtpërdrejtë ndikojnë në tumorin dhe kanë për qëllim të shmangin dukuritë e padëshiruara gjatë kurimit të kancerit, raporton Anadolu Agency (AA).
Bëhet fjalë për qese të vogla, gjegjësisht liposomim, të cilat shpërthejnë në temperaturë të lartë trupore dhe kurën të cilën e bartin me vete drejtpërdrejtë e dërgojnë në qelizat kancerogjene.