Sinan Uslu
23 Maj 2017•Përditësim: 23 Maj 2017
ANKARA (AA) - Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın ka deklaruar sot se "Dënojmë ashpër sulmin terrorist të ndodhur në Manchester dhe përcjellim ngushëllimet tona për familjarët e viktimave", raporton Anadolu Agency (AA).
Reagimi i Kalın ka ardhur përmes një deklarate në Twitter, përmes së cilës ai ka dënuar sulmin terrorist të ndodhur në një sallë koncertesh në qytetin Manchester të Britanisë së Madhe.
Kalın në mesazhin e tij ka ngushëlluar të afërmit e viktimave dhe më pas ka theksuar se Turqia dhe Britania e Madhe do të punojnë së bashku me vendosmëri më të lartë.