Recep Şakar
27 Nëntor 2016•Përditësim: 27 Nëntor 2016
MELBURN (AA) - Rritet në 6 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e problemeve të frymëmarrjes së shkaktuar nga ndikimi i stuhisë me përmbajtje të polenëve e cila ka nisur me uljen e menjëhershme të temperaturave në Melbourne të Australisë, raporton Anadolu Agency (AA).
"Stuhia astmatike" e cila u përhap pasi temperaturat të cilat ishin në 38 gradë në fillim të javës u ulën brenda një orë me 15 gradë, ka ndikuar negativisht tek mijëra presona kryesisht në problemet e frymëmarrjes.
Departamenti i Shërbimeve Shëndetësore Victoria (VDHHS), ka njoftuar se ka arritur në 6 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë e cila është efektive në pjesët perëndimore të Melbourne.
Në deklaratën nga VDHHS theksohet se që nga fillimi i javës e deri tanë janë trajtuar në spitale të ndryshme 8.500 persona të ndikuar nga kjo stuhi, ku dhe 3 nga 5 të sëmurët që ndodhen në kujdesin intensiv janë në gjendje kritike. Ndër të tjera është informuar se përveç personave nën kujdesin intensiv, nëpër spitale ndodhen ende edhe 20 persona të tjerë.
Për shkak të stuhisë e cila arrin në një shpejtësi 100 km në orë në shërbimet emergjente brenda 5 orëve ishin kryer afërsisht 2.000 thirrje. Gjithashtu ishte njoftuar se vdekjet janë shënuar pasi ekipet e shëndetësisë nuk kanë mundur të arrijnë në kohën e duhur pas këtyre thirrjeve.
Disa të sëmurë janë dërguar nëpër spitale me mjetet e policisë dhe të zjarrfikëses, ndërsa drejtuesit e Shërbimit të Situatave të Emergjencave të rajonit kishin njoftuar se do të hetonin mangësitë e përjetuara në ndërhyrjet emergjente duke përfshirë edhe shërbimin e ambulancave.