Ekip
07 Mars 2016•Përditësim: 07 Mars 2016
MELBURN (AA) - Sulmuesi i cili dyshohet se ka vrarë një dhe ka plagosur dy persona me armë zjarri sot në mëngjes në kompleksin industrial në Sidnej, ka vdekur si pasojë e vetëplagosjes, ka njoftuar policia, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas televizionit ABC, gjashtë orë pas fillimit të sulmit dhe pasi sulmuesi ka shtënë ndaj tre personave, njësiti special policor ka hyrë në ndërtesë dhe ka gjetur tre punëtorë të fshehur të fabrikës.
Sulmusi paraprakisht ka vrarë një 43-vjeçar, derisa ka plagosur edhe dy të tjerë të cilët janë dërguar në spitalin e afërt.
Policia ka thënë se nuk mund të konfirmojë se kur sulmuesi 33-vjeçar, i cili ka qenë i armatosur me armë me tytë të gjatë, ka shtënë në vete, ndërsa hetimi për këtë rast ende është në rrjedhë.