Sandra Cuffe
01 Shkurt 2016•Përditësim: 01 Shkurt 2016
RIVAS (AA) – Përhapja e virusit Zika në Amerikën Latine dhe në Karaibet ka marrë përmasa shqetësuese për shkak të cilës zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) sot do të mbajnë takim me përfaqësuesit e El Salvadorit. Në Honduras ekipet kompetente do të fillojnë të kryejnë dezinfektime masive për të reduktuar numrin e mushkonjave bartëse të virusit vdekjeprurës, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët në El Salvador sot për gjendjen në vend do të njoftojnë delegacionin e OBSH-së, por edhe për masat e reja të cilët i ndërmarrin të gjitha vendet e Amerikës Latine dhe Karaibeve.
Infeksioni me virusin Zika është diagnostifikuar tek pacientët e më shumë se 20 vendeve të rajonit të lartpërmendur, ndërsa shqetësimi global rritet edhe për shkak të lidhshmërisë së virusit me foshnjat e posalindura me deformime neurologjike.
Gjatë dy muajve të kaluar në El Salvador me këtë virus janë infektuar 6.000 persona, ndërsa bëhet fjalë për një vend me 6.5 milionë banorë. Zyrtarët shëndetësorë bëjnë thirrje që gratë të anulojnë shtatzëninë në periudhë prej dy viteve aq kohë sa nevojitet për t’u zgjidhur problemi.
Në Honduras sot do të fillojë dezinfektimi me qëllim të luftës kundër mushkonjës aedes, të cilat janë bartëse të virusit Zika.