Rustam Mikayilli
16 Qershor 2016•Përditësim: 17 Qershor 2016
PARIS (AA) – Kapiteni i Kombëtares së Futbollit të Shqipërisë, Ansi Agolli, ka deklaruar se Turqia do të klasifikohet në vend më të mirë në grupin e saj, raporton Anadolu Agency (AA).
Ansi Agolli i cili me Kombëtaren e Shqipërisë merr pjesë në grupin A të Kampionatit Evropian të Futbollit 2016 (EURO 2016), vlerësoi shanset e Shqipërisë dhe Turqisë për gazetarin e AA-së.
Ai duke theksuar se Shqipëria është e pafat, e cila dje pësoi një humbje me rezultatin prej 2-0 kundër Francës, tha se "ne u shkatërruam kundër Francës me golat e minutave të fundit. Luftuam shumë mire kundër një ekipi që është ndër më të mirët ne botë. Ishte një përvojë e re për ne."
Agolli u shpreh se nuk kanë ardhur në Francë për të shijuar kohën, por në rast se fitojnë 3 pika kundër Rumanisë mund të mbeten në play off. “Një numër i madh i futbollistëve të cilët janë këtu janë duke i përfaqësuar ligat dhe ekipet e mëdha. Unë jam krenar që e përfaqësoj ekipin Karabag të Azerbajxhanit në Kampionatin Evropian të Futbollit", u shpreh Agolli.
Ai duke treguar se në grupin D e mbështet Turqinë, tha se “E shikova ndeshjen me Kroacinë. Turqia nuk luajti keq. Deri tek goli i shënuar kishin pozicione, ndeshja ishte në mes. Kroacia është një ekip i formuar nga lojtarët më të mire në botë. Nuk është fundi i botës të humbësh kundër atyre. Besoj se ende Turqia mund të renditet në vend më të mirë në grupin e saj. Jam optimist nga Turqia”.