Ekip
29 Nëntor 2017•Përditësim: 30 Nëntor 2017
TORINO (AA) – Alfa Romeo i është bashkuar Sauber me çka do të kthehet në Formula 1 pas më shumë se 30 vitesh, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sauber të mërkurën njoftoi se ka arritur “partneritet shumëvjeçar teknik dhe komercial” me prodhuesin italian të automjeteve, që është pjesë e kompanisë Fiat Chrysler Automobiles (FCA).
Nga viti 2018 ekipi do të mbajë emrin Alfa Rome Sauber. Nga viti i ardhshëm bolidi Sabuer do të mbajë logon Alfa Romeo me motor të Ferrarit.
Sergio Marchionne, drejtori ekzekutiv i FCA-së, tha se marrëveshja paraqet hap të rëndësishëm në transformimin e brendit Alfa Romeo.
Alfa Romeo për herë të fundit u paraqit në Formula 1 në vitin 1985. Arritjen më të madhe e ka bërë në dy vitet e para të pranisë në Formula 1 kur Giuseppe "Nino" Farina dhe Juan Manuel Fangio në Afla 1950, gjegjësisht në vitin 1951 fituan titullin e kampionit.
Pritet që Charles Leclerc nga programi junior i Ferrarit dhe kampion në Formula 2 të vozisë për Alfa Romeo Sauber.