Erkan Tiryaki
04 Maj 2016•Përditësim: 05 Maj 2016
STAMBOLL (AA) - Ish-kryetari i klubit futbollistik Fenerbahçe, Ali Shen, e vlerësoi si sukses të madh pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA në Kongresin e Zakonshëm të UEFA-s në kryeqytetin hungarez Budapest, raporton Anadolu Agency (AA).
Ali Shen, i cili ka lindur në Kosovë dhe ka jetuar deri në vitet e shkollës së mesme, dha një deklaratë për gazetarin e AA-së.
Ai tha se kanë punuar rëndë për pesë vite që Kosova të anëtarësohet në UEFA dhe FIFA. "Po punojmë pesë vite për anëtarësim. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, Shenes Erzik dhe unë kemi punuar shumë. Kemi pasur ndihmë të madhe nga Erzik. Edhe Blatter dhe Platini kanë dhënë kontribut. Kemi arritur një gjë shumë të rëndësishme dhe kemi bërë që Kosova të pranohet në UEFA", tha Shen.