SARAJEVË (AA) - Klubi i futbollit nga liga e parë spanjolle, për shkak të rezultateve të dobëta ka shkarkuar Juan Ignacio Martinez, i cili në stolin e këtij ekipi ishte më pak se katër muaj, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga klubi njoftojnë se në vend të tij përkohësisht është vendosur trajneri i deritanishëm i ekipit "B" të Almerisë.
Martinez në Almeria erdhi në dhjetor të vitit të kaluar, kur ai zëvendësoi Francisco Javier Rodriguezin.
Nga gjithsej 17 ndeshje në stolin e ekipit ka regjistruar pesë fitore, tetë humbje dhe katër barazime. Megjithatë, fundi i tij në stolin e ekipit erdhi pas shtatë humbjeve në ndeshjet e fundit.
Almeria pas 29 xhirove, ndodhet në pozicionin e 18 listës në La Liga dhe vijon luftën e saj të hidhur për të mbetur në mesin e elitës të futbollit spanjoll.