Dejan Maksimoviç
05 Korrik 2019•Përditësim: 08 Korrik 2019
Lojtari i dikurshëm i Manchester Unitedit, Ander Herrera ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Paris Sain-Germain, konfirmoi kampioni aktual francez, transmeton Anadolu Agency (AA).
Herrera në Paris erdhi si lojtar i lirë, pasiqë i skadoi kontrata me Unitedin ndërsa largimin nga Old Trafordi e paralajmëroi që në maj.
"PSG është klubi më i madh në Francë. Ai vazhdon të përparojë dhe të garojë për çdo trofe të mundshëm. Jam i lumtur me ardhjen time në Paris dhe faktin që do të vesh fanellën e këtij klubi. Shpresoj të vazhdoj të krijoj një histori të klubit. Ndjehem shumë mirë. Parisi është qyteti më i bukur në botë. Unë premtoj tre gjëra: punë, profesionalizëm dhe pasion", tha Herrera për faqen e internetit të klubit.
Herrera kaloi pesë sezone në Manchester United. Në Old Traford erdhi nga Athletic Bilbao në vitin 2014. Më parë ai ka luajtur për Real Zaragozën. Për Unitedin, mesfushori i shkëlqyer 29-vjeçar luajti 189 ndeshje dhe shënoi 20 gola. Ai luajti dy herë në fanellën e kombëtares spanjolle.