Hüseyin Burak Demirer
30 Tetor 2018•Përditësim: 30 Tetor 2018
HUSEYIN BURAK DEMIRER
ANKARA (AA) - Ekipi i Ligës së parë franceze Paris Saint Germain (PSG) pas 11 xhirove në kampionatit francez mposhti ekipin e Marseille me rezultatin 2:0, me çka regjistroi fitoren e 11-të këtë sezon, shkruan Anadolu Agency (AA).
Kampioni aktual i Francës ka arritur ekipin anglez të Tottenhamit, me të cilin ndan titullin e klubit i cili ka shënuar fillimin më të mirë të sezonit në 5 kampionatet më të forta në Evropë.
PSG ka fituar 5 kampionate në 6 sezonet e fundit në Ligën 1 të Francës ndërsa me fillimin jashtëzakonisht të mirë të këtij sezoni, ka hyrë në histori.
Para fillimit të sezonit drejtimin e klubit e mori trajneri Thomas Tuchel ndërsa treshja ofensive e PSG-së, e përbërë nga Neymar, Kylian Mbappe dhe Edison Cavani, në këtë pjesë të sezonit ishin të "pamëshirshëm" ndaj portierëve kundërshtarë.
PSG në 11 ndeshjet e para të këtij sezoni shënoi 39 gola ndërsa pranoi vetëm 6. Golashënuesi më i mirë ishte Mbappe me 10 gola, i ndjekur nga Neymar me 8 dhe Cavani me 5 gola.
PSG, porveç që theu më parë rekordin kombëtar që mbante Olyimpique me 8 ndeshje pa pikë të humbura nga viti 1936, ajo ka mbërritur edhe ekipin anglez Tottenhamin, me të cilin aktualisht ndajnë titullin e fillimit më të mirë të sezonit, që është 11 ndeshje pa pikë të humbura në 5 kampionatet më të forta në Evropë.
Tottenahami këtë sukses e regjistroi në vitin 1960 kur në xhiron e 12-të barazoi me Manchester City-n dhe kështu humbi pikat e para. Tottenhami atë vit u bë kampion i Anglisë.
PSG-ja në xhiron e 12-të të kampionatit francez në terrenin vendas do të presë Lille-n, ndërsa në rast të fitores pas vetes do të lë Tottenhamin.