Doga Kirmizioglu
04 Korrik 2019•Përditësim: 05 Korrik 2019
Gara më e rëndësishme futbollistike e kontinentit, Kupa e Kombeve të Afrikës me ndeshjet e nesërme hyn në fazën përfundimtare, ku në garën për titull kanë mbetur 16 skuadra, shkruan Anadolu Agency (AA).
Ky është edicioni i 32-të i Kupës së Kombeve të Afrikës, i organizuar nga Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF).
Nikoqiri i turneut është Egjipti ndërsa e teta e finales nis me ndeshjet e nesërme, ku në Kajro do të ballafaqohen Maroku me Beninin dhe Uganda me Senegalin.

Gjatë fazës së grupeve u shënuan gjithsej 68 gola, që afërsisht i bie dy gola për ndeshje.
Golashënuesit më të mirë të turneut me dy gola janë Muhammad Salah, Ahmed Elmohamady, Sadio Mane, Mickael Pote, Cedric Bakambu, Jordan Ayew, Mohamed Yattara, Michael Olunga, Adam Ounas, Carolus Andriamatsinoro dhe Emmanuel Okwi.
Dyshet e ndeshjeve të mbetura të së tetës së finales të Kupës së Kombeve të Afrikës janë: Nigeri - Kamerun, Egjipt - Afrikë e Jugut, Madagaskar - Republika Demokratike e Kongos, Algjeri - Guine, Mali - Bregu i Fildishtë dhe Gana - Tunizi.
Finalja e Kupës së Kombeve të Afrikës do të luhet më 19 korrik.