Mutlu Demirtaştan
17 Mars 2023•Përditësim: 17 Mars 2023
Arabia Saudite do të presë garën e dytë të sezonit në Kampionatin Botëror në Formula 1, raporton Anadolu.
Xhirot për renditjen në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite do të fillojnë nesër në orën 18:00 në pistën e gjatë 6,1 kilometra "Corniche" në qytetin Jeddah. Ndërsa gara me 50 xhiro do të fillojë të dielën më 19 mars në orën 18:00.
Garën e parë të sezonit në Bahrein e fitoi piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:
- Klasifikimi i pilotëve
1. Max Verstappen (Holandë): 25 pikë
2. Sergio Perez (Meksikë): 18
3. Fernando Alonso (Spanjë): 15
4. Carlos Sainz (Spanjë): 12
5. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 10
- Klasifikimi i ekipeve
1. Red Bull: 43
2. Aston Martin: 23
3. Mercedes: 16
4. Ferrari: : 12
5. Alfa Romeo: 4