Canberk Yüksel
22 Qershor 2016•Përditësim: 22 Qershor 2016
HOUSTON (AA) – Kombëtarja e Futbollit të Argjentinës është kualifikuar në finalen e Copa America duke mposhtur SHBA-të me 4:0 dhe në finale presin kombëtaren më të mirë nga përballja Kolumbi-Kili, raporton Anadolu Agency (AA).
Argjentinasit në mënyrë të shkëlqyer hapën ndeshjen madje në minutën e 3-të përmes Ezequiel Lavezzi tundën rrjetin e nikoqirëve për 1:0. Goli i dytë u shënua në minutën e 32-të nga sulmuesi i Barcelonës Lionel Messi.
Gonzalo Higuain në minutën e 50-të dhe 86-të vendosi rezultatin përfundimtar. Messi në këtë ndeshje u bë golashënuesi më i mirë i Argjentinës në histori, duke shënuar 55 gola në 112 ndeshje duke thyer rekordin e Gabriel Batistuta.