Dejan Maksimoviç
11 Prill 2017•Përditësim: 11 Prill 2017
BUENOS AIRES (AA) – Federata Argjentinase e Futbollit ka shkarkuar trajnerin Edgardo Bauza pas vetëm tetë ndeshjeve në stolin e përfaqësueses, raporton Anadolu Agency (AA).
Argentina katër xhiro para përfundimit të ndeshjeve kualifikuese të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës "Rusi 2018" zë vendin e pestë, e cila e çon në barazh kundër ekipit më të mirë nga zona kualifikuese e Oqeanisë.
Bauza si trajner i përfaqësueses së Argjentinës u emërua në gusht të vitit të kaluar dhe ka regjistruar tre fitore dy barazime dhe tre humbje.
"Ne i thamë Bauzas se më nuk është trajner i përfaqësueses. Arsyeja është e thjeshtë, ekipi luan dobët dhe të gjithë e dinë këtë", tha Claudio Tapia, president i FF të Argjentinës.