Ömer Musa Targal
25 shkurt 2016•Përditësim: 25 shkurt 2016
BUENOS AIRES (AA) - Disa mijëra punonjës të sektorit publik në Argjentinë u mblodhën në protestë anti-qeveritare në Buenos Aires dhe në shenjë proteste kundër politikave të presidentit Mauricio Macri cili në funksion erdhi pas fitores në zgjedhjet presidenciale të mbajtura tre muaj më parë, raporton Anadolu Agency (AA).
Me ftesë të Unionit të Nëpunësve Civil të Argjentinës (ATE) është shpallur grevë e përgjithshme në administratën publike, dhe mijëra demonstrues u mblodhën në sheshin Maj para pallatit presidencial Casa Rosada në Buenos Aires.
Presidenti i ATE, Hugo Godoy, pretendon se Macri pas ardhjes në pushtet për arsye ideologjike dëshiron të largojë 10 mijë punonjës të shërbimit publik.