Doga Kirmizioglu
28 Qershor 2016•Përditësim: 28 Qershor 2016
SHKUP (AA) – Ish asi i futbollit argjentinas Diego Maradona ka ftuar kapitenin e ekipit të Argjentinës Lionel Messi që të heq dorë nga paralajmërimi i tij për largim nga ekipi kombëtar, raporton Anadolu Agency (AA).
Messi pas disfatës së Argjentinës nga Kili në finalen e Copa America në SHBA, paralajmëroi dhënien fund të karrierës me kombëtaren, kurse Maradona në deklaratën e tij për gazetën argjentinase "La Nacion", i ka bërë thirrje që të rishikojë vendimin e tij.
"Messi duhet t'i prijë Argjentinës edhe në Kupën e Botës 2018 në Rusi. Duhet të qëndrojë dhe të ndihmojë që të fitojmë titullin e kampionit të botës", ka thënë Maradona.