Selçuk Buğra Gökalp
20 dhjetor 2022•Përditësim: 21 dhjetor 2022
Një numër i qytetarëve në Argjentinë pritën sot kampionët e botës në futboll në kryeqytetin Buenos Aires, të cilët u kthyen në shtëpi me trofeun e Kupës së Botës, raporton Anadolu Agency (AA).
Mijëra tifozë argjentinas mirëpritën skuadrën e tyre kombëtare në aeroportin "Ezeiza", pas mbërritjes së tyre në vendlindje.
Lionel Messi dhe shokët e tij të skuadrës festuan triumfin e Kupës së Botës FIFA 2022.
"Skuadra kampione e botës sot do të niset në mesditë për në Obelisk për të festuar titullin e botës me fansat", shkroi kombëtarja e Argjentinës në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.
Qeveria shpalli të martën festë shtetërore për argjentinasit për të "shprehur gëzimin e tyre më të thellë" për ekipin e tyre kombëtar.
Të dielën, Argjentina e udhëhequr nga Messi mposhti Francën në penalti me rezultatin 4:2 në Katar duke fituar titullin e tretë në Kupën e Botës FIFA.