Selçuk Buğra Gökalp
19 dhjetor 2022•Përditësim: 20 dhjetor 2022
Lojtari i kombëtares argjentinase Lionel Messi deklaroi për median argjentinas se ende nuk e ka ndërmend të tërhiqet, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur për televizionin argjentinas "Tyc Sports" pas fitores së Kupës së Botës, Messi ndau gëzimin e tij.
"Natyrisht, me këtë doja ta mbyllja karrierën time. Nuk mund të kërkoj asgjë më shumë. Falënderoj Zotin që më dha gjithçka. Përfundimi i karrierës sime në këtë mënyrë është mbresëlënëse", tha Messi.
Ylli 35-vjeçar shtoi se dëshiron të vazhdojë të luajë për kombëtaren.
"Unë e dua futbollin, atë që bëj. Më pëlqen të jem në kombëtare me ekipin dhe dua të vazhdoj të luaj edhe disa ndeshje si kampion bote", tha Messi.
Argjentina e udhëhequr nga Messi fitoi titullin e tretë të FIFA Kupës së Botës, duke mposhtur Francën me penallti në finalen e së dielës.