Emre Aşıkçı
27 Dhjetor 2020•Përditësim: 28 Dhjetor 2020
Arsenali mposhti Chelsea-n 3:1 të shtunën për fitoren e tyre të parë në Premier Ligën angleze në tetë ndeshje, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ndeshjen e lujatur në Stadiumin Emirates, Arsenal golin e parë e shënoi nga penalltia, të ekzekutuar nga Alexandre Lacazette në minutën e 34-t.
Mesfushori Granit Xhaka dyfishoi epërsinë në minutën e 44-t.
Pjesa e parë përfundoi 2:0 në Londër.
Në minutën e 56-të, goli i tretë i vendasve erdhi nga lojtari i ri Bukayo Saka, ndërsa Tammy Abraham shënoi golin e vetëm të Chelsea-s në minutën e 85-të para se ndeshja të përfundonte me rezultatin 3:1.
Me këtë fitore, Topçinjtë regjistruan fitoren e parë që kur mposhtën Manchester United-in në fillim të nëntorit.
Arsenali aktualisht është në vendin e 14-të me 17 pikë, kurse Chelsea zbriti në vendin e gjashtë me 25 pikë.