Selçuk Buğra Gökalp
14 Mars 2022•Përditësim: 15 Mars 2022
Arsenali u bë skuadra që mori më së shumti pikë në 11 javë pas fitores 2:0 kundër Leicester City ndërsa Chelsea mposhti Newcastle Unitedin për të siguruar fitoren e pestë radhazi në javën e 29-të të Premier Ligës Angleze, transmeton Anadolu Agency (AA).
Thomas Partey dhe Alexandre Lacazette shënuan golat për "topçinjtë" në minutën e 11-të dhe 59-të në stadiumin "Emirates" në Londër.
Me këtë fitore, Arsenali ka marrë 28 nga 33 pikët e mundshme në një periudhë 11-javore në ligë.
Në ndeshjen tjetër në Londër në të njëjtën ditë, Chelsea mposhti Newcastle Unitedin 1:0 me golin e Kai Havertz në minutën e 89-të në "Stamford Bridge".
Manchester City siguroi fitoren e pestë radhazi. Chelsea dhe Arsenali janë në vendin e tretë dhe të katërt me 59, gjegjësisht 51 pikë në renditjen e Premier Ligës, të kryesuar nga Manchester City me 69 pikë.