Hüseyin Burak Demirer
15 Mars 2022•Përditësim: 16 Mars 2022
Piloti britanik i Formula 1, Lewis Hamilton ka bërë të ditur se në të ardhmen do të mbajë edhe mbiemrin e nënës së tij Carmen Larbalestier, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kampioni i shtatëfishtë botëror Hamilton vizitoi panairin EXPO në Dubai dhe në një intervistë për gazetarët tha se kishte ndërmarrë hapa administrativë për të mbajtur mbiemrin e nënës së tij.
"Jam krenar për mbiemrin Hamilton dhe familjen time. Shumica e njerëzve nuk e dinë, por mbiemri i nënës sime është Larbalestier dhe unë dua të përdor edhe këtë mbiemër. Nuk e kuptoj pse femrat humbasin mbiemrat pas martesës”, tha piloti 37-vjeçar.
Piloti i Mercedesit, Hamilton, prindërit e të cilit u divorcuan kur ai ishte 2-vjeç, u rrit me babain e tij Anthony dhe njerkën Linda.