Hüseyin Burak Demirer
15 Tetor 2020•Përditësim: 15 Tetor 2020
Atleti kenian Daniel Wanjiru që fitoi Maratonën e Londrës në vitin 2017 është pezulluar për 4 vite nga të gjitha garat për shkak të dopingut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Njësia e Integritetit të Atletikës (AIU) njoftoi se Wanjiru i cili në muajin prill u ndalua nga pjesmarrja në gara përkohësisht, duke filluar nga 9 dhjetor 2019 nuk do të mund të marrë pjesë në gara për 4 vite.
Sportistit 28-vjeçar do t'i fshihen të gjitha arritjet që i ka marrë nga 9 marsi 2019.
Wanjiru i cili fitoi vendin e parë në Maratonën e Amsterdamit në vitin 2016, vitin e kaluar përfundoi në vendin e 11-të në Maratonën e Londrës.