Dejan Maksimoviç
26 Janar 2016•Përditësim: 27 Janar 2016
MELBURN (AA) - Tenisti zviceran Roger Federer është gjysëm-finalisti i parë i këtij viti të Australian Open. Ai në çerekfinale triumfoi ndaj çekut Tomas Berdych me rezultat të lartë 3:0 në sete 7:6, 6:2, 6:4, raporton Anadolu Agency (AA)
Një nga tenistët më të mirë të të gjitha kohërave në gjysëmfinale do të takohet me fituesin e duelit Novak Gjokoviç-Kei Nishikori. Në takimet tjera gjysëm-finale do të ndeshen Gael Monfils-Milosh Raoniç, gjegjësisht David Ferrer-Andy Murray.
Tek femrat, tashmë dihet çifti i parë i gjysëmfinalistit ku do të takohen Serena Williams dhe Agnieszka Radwanska. Williams në çerek fianle ishte më e mirë se Maria Sharapova me 2:0 (6:4, 6:1), ndërsa Radwanska mundi Carla Suarez-Navarro gjithashtu me 2:0 (6:1, 6:3). Në çerekfinale nesër takohen Angelique Kerber-Victoria Azarenka dhe Johanna Konta-Shuai Zhang.