Emre Aşıkçı
15 Shkurt 2021•Përditësim: 17 Shkurt 2021
Rafael Nadal dhe Daniil Medvedev u kualifikuan në çerekfinale të Australian Open në kategorinë e meshkujve të hënën, raporton Anadolu Agency (AA).
Tenisti i dytë në botë Nadal mposhti tenistin italian Fabio Fognini 6:3, 6:4, 6:2, duke u kualifikuar në fazën tjetër në Rod Laver Arena.
Pas kësaj fitoreje, Nadal do të luajë kundër tenistit të gjashtë në botë, me grekun Stefanos Tsitsipas në çerekfinale.
Tenisti i katërt në botë, rusi Daniil Medvedev eliminoi tensitin amerikan Mackenzie McDonald me sete 6:4, 6:2, 6:3 për të kaluar në tetë të fundit.
Ylli rus do të përballet me bashkatdhetarin e tij Andrey Rublev, i cili renditet i teti.
Në kategorinë për femra, tenistja e 61-të në botë Jessica Pegula shënoi fitore të befasishme 2:1 ndaj tenistes së pestë në botë Elina Svitolina, duke arritur për herë të parë ndonjëherë në çerekfinalen e Grand Slam.
Pegula do të përballet me Jennifer Brady, e cila radhitet e 22-ta në botë.