Emre Aşıkçı
15 Shkurt 2021•Përditësim: 15 Shkurt 2021
Tenistja numër një në botë, Ashleigh Barty, triumfoi ndaj Shelby Rogers të hënën duke kaluar në çerekfinale të Australian Open në kategorinë e femrave, raporton Anadolu Agency (AA).
Tensitja 24 vjeçare Barty, shënoi fitore 2:0 kundër tensites amerikane Rogers, e cila renditet e 57-ta, me setet 6:3 dhe 6:4 në Rod Laver Arena.
Ndërkohë, tensitja çeke, e 25-të në botë, Karolina Muchova eliminoi tensiten e 18-të, belegen Elise Mertens 7:6 dhe 7:5 , duke arritur në çerekfinalen e saj të para Grand Slam në Australian Open.
Ylli australian i tenisit Barty do të përballet me 24-vjeçaren Muchova në fazën e radhës.