Can Erözden
30 Prill 2018•Përditësim: 30 Prill 2018
ANKARA (AA) – Barcelona ka fituar titullin e La Ligas spanjolle këtë sezon pas mposhtjes së Deportivo La Coruna të dielën vonë me rezultatin 4-2, raporton Anadolu Agency (AA).
Barcelona fitoi titullin e ligës tre ndeshje para përfundimit të sezonit. Gjithsej, klubi ka fituar 25 herë titullin e La Ligas.
Epërsinë kundër Deportivo e hapi braziliani Philippe Coutinho në minutën e shtatë.
Lionel Messi e tundi rrjetën e Deportivo-s tri herë në stadiumin Riazor.
Golat e spanjollit Lucas Perez dhe mesfushori turk Emre Colak nga Deportivo, nuk ishin të mjaftueshme për të barazuar rezultatin.
Barcelona me këto pikë të fituara grumbulloi 86 pikë në tabelën e ligës, me çka garantuan titullin përballë Atletico Madrid, të cilët zënë vendin e dytë me 75 pikë.
“Urime, tifozë të Barcelonës! Fituam titullin dyfishtë! Titulli i shtatë i Ligës në dhjetë vjet. Trofe i ri për të vazhduar plotësimin e një epoke të jashtëzakonshme të suksesit sportiv. Diçka që mund të bëjnë vetëm ekipet legjendare”, tha në Twitter presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.