Ekip
02 Gusht 2017•Përditësim: 02 Gusht 2017
BARCELONË (AA) - Neymar është paraqitur në stërvitjet e Barcelonës pas zërave se do të kalojë në Paris Saint-Germain në transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit, raporton Anadolu Agency (AA).
Pasi brazilian erdhi në kampin e stërvitjeve të Barcelonës në Sant Joan Despia, në paralagjen e qytetit më të madh katalunjas, gjysëm ore para stërvitjes së caktuar në ora 9 sipas kohës lokale.
Ai u kthye në Spanjë pas turneut në Kinë. Nga PSG-ja theksuan se janë të gatshëm të paguajnë 222 milionë euro, aq sa është klauzola blerëse e kontratës me Barçën. Në këtë mënyrë do të thyhej rekordi i Manchester United që për Paul Pogba i pagoi Juventusit 105 milionë euro.