Muhammed Enes Çallı
28 Shtator 2020•Përditësim: 28 Shtator 2020
Barcelona e filloi sezonin e ri me një fitore të rehatshme kundër Villarreal nën trajnerin e ri Ronald Koeman, raporton Anadolu Agency (AA).
Barcelona mposhti Villarreal me rezultat 4:0 në ndeshjen e së dielës në La Liga ndërsa sulmuesi 17-vjeçar Ansu Fati shënoi dy gola në Camp Nou.
Përveç dy golave të Fati, penalltia e Lionel Messi dhe autogoli i Pau Torres vulosën fitoren e Barcelonës në ndeshjen e parë të sezonit 2020-2021 në La Liga.
Messi bëri paraqitjen e tij të parë pasi kërkoi të largohej nga Barcelona në afatin kalimtar të verës, ku arriti të shënonte në 17 sezone radhazi të La Liga.
Barcelona fitoi ndeshjen e parë në La Liga këtë sezon, ndërsa Villarreal mblodhi katër pikë në tre ndeshje.