Satuk Buğra Kutlugün
28 Shtator 2020•Përditësim: 29 Shtator 2020
Miami Heat mposhti Boston Celtics 125:113 të dielën në lojën 6-të të Finaleve të Konferencës Lindore duke u kualifikuar në finalet e NBA-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Heroi i Heat, Bam Adebayo, ishte dominues në ndeshjen e sfiduese. Ai regjistroi 32 pikë, 14 kërcime dhe 5 asistime. Ylli i Heat, Jimmy Butler, shënoi 22 pikë dhe 8 asistime. Andre Iguodala, i cili luajti 27 minuta, shënoi 15 pikë.
Aktualisht lojtari i Miami Heat, Iguodala, do të luajë në finalet e tij të gjashtë me radhë në NBA, pesë të parat duke qenë pjesë e Golden State Warriors.
Në radhët e Celtics, Kemba Walker, Jayson Tatum, Jaylen Brown dhe Marcus Smart së bashku arritën të shënojnë 90 pikë të cilat nuk ishin të mjaftueshme për fitore.
Miami Heat për herë të fundit kanë arritur në finalet e NBA-së në vitin 2014 kur u eliminuan nga San Antonio Spurs. Ata do të luajnë kundër Los Angeles Lakers në finalet e vitit 2020.