Can Erözden
05 Dhjetor 2020•Përditësim: 05 Dhjetor 2020
Skuadra turke e basketbollit Anadolu Efes pësoi disfatë të thellë me rezultatin 77:59 të premten nga klubi spanjoll TD Systems Baskonia Vitoria-Gasteiz në ndeshjen e xhiros së 12-të të Ligës Evropiane Turkish Airlines në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).
Kjo ishte disfata e pestë për Anadolu Efes, ndërsa Baskonia shënoi fitoren e saj të gjashtë në sezonin e rregullt.
Lojtari i qendrës, amerikani Alec Peters, shënoi 18 pikë dhe shtatë kërcime për fitoren e skuadrës spanjolle si mysafire.
Achille Polonara dhe Youssoupha Fall kishin secili nga 12 pikë.
Mbrojtësi Pierria Henry grumbulloi 11 pikë.
Asnjë lojtar i Anadolu Efes nuk shënoi dy shifra. Koshashënuesi më i mirë ishte Shane Larkin i cili shënoi 8 pikë.
Ai gjithashtu kishte pesë asistime dhe tri topa të rrëmbyer.
Rezultatet e së premtes:
Anadolu Efes - TD Systems Baskonia Vitoria-Gasteiz 59:77
Zalgiris Kaunas - Barcelona 62:73