Sibel Uğurlu,Fatih Erel
19 Maj 2019•Përditësim: 20 Maj 2019
Gjigantët e basketbollit Anadolu Efes dhe CSKA Moska do të përballen sot për titullin e Euroligës Turkish Airlines, raporton Anadolu Agency (AA).
Të premten, për herë të parë në histori, dy klube turke u takuan në një ndeshje të Katërshes Finale (Final Four) të Euroligës në Fernando Buesa Arena në qytetin spanjoll Vitoria-Gasteiz, gjatë së cilës Anadolu Efes ishte më e mirë se Fenerbahçe Beko me rezultatin 92-73 për të avancuar në finale.
Ndeshja e sotme është finalja e parë për Anadolu Efes në ligën evropiane të basketbollit.
Ndërkaq, CSKA Moska të premten mposhti Real Madridin me rezultatin 95-90 për të shkuar në finale.
Këtë vit është hera e parë që dy klube turke avancojnë në Katërshen Finale, duke e bërë Turqinë vendin e pestë që arrin këtë sukses që nga viti 1988 pas Spanjës, Italisë, Greqisë dhe Rusisë.