Can Erözden
21 Qershor 2022•Përditësim: 22 Qershor 2022
Klubi portugez i futbollit Benfica ka përforuar radhët e saj duke sjellë anësorin brazilian David Nere, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Neres është lojtar i Benfica-s! Anësori ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027", thuhet në deklaratën e Benfica-s të hënën.
Neres, 25 vjeç, u largua nga klubi ukrainas Shakhtar Donetsk, tek i cili ishte transferuar në janar.
Ai ka luajtur më parë për Ajax-in në 2017-2022 dhe ka qenë tri herë kampion holandez.
Po ashtu, ai fitoi titullin e Kupës së Amerikës në vitin 2019 me kombëtaren braziliane.