Mutlu Demirtaştan
18 Nëntor 2019•Përditësim: 19 Nëntor 2019
Piloti holandez i Red Bull-Honda, Max Verstappen, fitoi garën e 20-të në kampionatin botëror në Formula 1, Çmimin e Madh të Brazilit, raporton Anadolu Agency (AA).
Gara u zhvillua në pistën Jose Carlos Pace në qytetin Sao Paulo e gjatë 4,3 kilometra në 71 xhiro.
Verstappen, garën e filloi nga "pole pozicioni" dhe e përfundoi i pari. Me këtë Verstappen fitoi garën e tretë të sezonit ndësa të 8-ën gjatë karrierës.
Pas tij u renditën francezi Pierre Gasly nga Toro Rosso si dhe britaniku Lewis Hamilton nga Mercedes, ky i fundit i cili shpalli kampionatin një garë më parë.
Gara e fundit e sezonit do të zhvillohet më 1 dhjetor në Çmimin e Madh të Abu Dhabi-t.
Renditja e pilotëve në këtë garë dhe klasifikimi i pilotëve dhe ekipeve para Grand Prix-it të Abu Dhabit në Formula 1 janë si më poshtë.
- 10 të parët
1. Max Verstappen (Red Bull-Honda)
2. Pierre Gasly (Toro Rosso)
3. Carlos Sainz (McLaren-Renault)
4. Kimi Raikkonen (Alfa Romeo-Ferrari)
5. Antonio Giovinazzi (Alfa Romeo-Ferrari)
6. Daniel Ricciardo (Renault)
7. Lewis Hamilton (Mercedes)
8. Lando Norris (McLaren-Renault)
9. Sergio Perez (Racing Point-Mercedes)
10. Daniil Kvyat (Toro Rosso)
- Klasifikimi i pilotëve
1. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 387 pikë
2. Valtteri Bottas (Finlandë): 314 pikë
3. Max Verstappen (Holandë): 260 pikë
4. Charles Leclerc (Monako): 249 pikë
5. Sebastian Vettel (Gjermani): 230 pikë
- Klasifikimi i ekipeve
1. Mercedes: 701 pikë
2. Ferrari: 479 pikë
3. Red Bull: 391 pikë
4. McLaren: 14 pikë
5. Renault: 91 pikë