Dilara Afıfı,Çağrı Koşak,Mehmet Nuri Uçar
09 Qershor 2023•Përditësim: 10 Qershor 2023
Ylli francez, Karim Benzema i cili u transferua tek Al-Ittihad, një prej ekipeve në Ligën e parë të futbollit në Arabinë Saudite, tha se është i lumtur që ndodhet në Arabinë Saudite, transmeton Anadolu.
Në llogarinë e medias sociale të ekipit Al-Ittihad është publikuar një intervistë e Benzemas i cili bën deklarata lidhur me transferimin e tij. Ai tha se stadiumi i ekipit Al-Ittihad është i "jashtëzakonshëm".
"Ashtu siç e kam thënë, këtu ka shumë entuziazëm. Jam i lumtur që ndodhem në Arabinë Saudite", ka thënë Benzema duke shtuar se dëshiron të mësojë arabisht dhe të flasë rrjedhshëm.
"E ndiej që njerëzit më duan vërtet. Meka është me të vërtetë shumë afër dhe këtu është një vend ku do të ndihem më mirë", theksoi Benzema.
Futbollisti 35-vjeçar Benzema u largua nga Real Madridi dhe nënshkroi marrëveshje 3-vjeçare me ekipin Al-Ittihad ndërsa ka pozuar me fanellën me shkrimin 2026.
Gjatë 14 viteve që ka luajtur në Real Madrid, Benzema ka fituar nga 5 kupa në Ligën e Kampionëve UEFA dhe Kupa të Botës për Klubet FIFA, nga 4 herë Superkupën UEFA, në La Liga dhe Superkupën e Spanjës si dhe 3 herë kampionatin e Kupës së Mbretit.